Loja statistikore për të fshehur deficitin
Qeveria duket se është angazhuar në një lojë statistikore që synon të fshehë deficitin e lartë të buxhetit të shtetit të këtij viti, duke justifikuar në të njëjtën kohë shpenzime të ekzagjeruara, bëhet e ditur nga burime konfidenciale nga organizatat donatore që asistojnë Shqipërinë. Sipas vlerësimeve të qeverisë, deficiti buxhetor këtë vit do të jetë jo më shumë se 4.2 për qind e PBB-së, ndërsa stoku i borxhit publik do të qëndrojë në rreth 55 për qind të PBB-së, por sipas vlerësimeve të donatorëve, realiteti faktik ndryshon me disa pikë përqindjeje të PBB-së, ose e përkthyer në para, në disa qindra milionë euro më shumë.
"Me politikat aktuale (pra pa ndryshim), deficiti i buxhetit të shtetit do të ngjitet në 6.3 për qind të PBB-së këtë vit, si pasojë e të ardhurave më të pakta nga taksat dhe si pasojë e rritjes më të paktë të PBB-së", thuhet në analizat që qarkullojnë në qarqet e donatorëve. Ndërkohë, edhe Banka e Shqipërisë i ka konfirmuar këto llogari. Në raportin për stabilitetin financiar për gjysmën e parë të këtij viti, BSH raportoi se "deficiti buxhetor u rrit në 6.2 për qind", duke sqaruar se llogaritë qenë bërë mbi parashikimin e FMN-së për Produktin e Brendshëm Bruto. Duke marrë parasysh edhe planin e ri të qeverisë për të rritur më tej deficitin buxhetor, duke përdorur paratë e mbetura nga privatizimet, deficiti real këtë vit mund të fluturojë deri në 8-9 për qind të PBB-së, apo në nivelin më të lartë të shënuar që nga fundi i viteve ‘90.
Statistikat e PBB-së
Edhe dy ditë më parë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi hapur se dëshironte të shihte rritje ekonomike të lartë si për vitin 2008, ashtu edhe për vitin 2009. Por duke shpallur një produkt të brendshëm bruto më të madh, qeveria i jep të drejtë vetes të realizojë një deficit më të madh buxhetor, jo vetëm për këtë vit, por edhe për vitin e ardhshëm. Sipas ekspertëve, situata mund të bëhet shumë e rrezikshme, dhe për më tepër, këmbëngulja e qeverisë për të vijuar me shpenzime duket e palogjikshme.
Banka e Shqipërisë, në deklaratën e vet të fundit, bëri thirrje për "racionalizëm në sjellje" për operatorët ekonomikë dhe makroekonomikë, duke i sugjeruar indirekt qeverisë të analizojë me logjikë situatën. "...politika jonë monetare mbetet e vendosur të faktorizojë luhatjet e mëdha të kursit të këmbimit në vendimmarrjen e saj, duke kërkuar njëkohësisht edhe mbështetjen dhe sjelljen racionale të të gjithë aktorëve të tjerë ekonomikë dhe makroekonomikë", tha BSH pa e vënë gishtin drejtpërsëdrejti te qeveria, ndërkohë që vetëm qeveria mund të klasifikohet si "aktor makroekonomik".
Një debat politik
Qeveria shqiptare programoi një buxhet shumë të fryrë për vitin 2009, pothuajse hapur për qëllime elektorale, ku përfshihej rritja e shpenzimeve të përgjithshme me 10 për qind dhe rritja e shpenzimeve korrente me 15 për qind, shoqëruar kjo me parashikimin për rritjen e të ardhurave me më shumë se 15 për qind. Por parashikimi dukej se nuk kishte asnjë bazë logjike sipas ekspertëve dhe u fry artificialisht për të justifikuar shpenzime të tilla si rritja e pagave e pensioneve dy muaj para zgjedhjeve. Me gjithë zhvlerësimin e lekut dhe rritjen e taksave mbi karburantet, të ardhurat e buxhetit të shtetit u rritën me vetëm 7 për qind këtë vit, ndërkohë që shpenzimet u rritën dy herë më shpejt, duke krijuar një deficit të konsiderueshëm, i cili po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t‘u financuar.
Gjatë gjithë këtij viti, media, opozita por edhe organizma ndërkombëtarë, përfshirë FMN-në, kritikuan tendencën e përdorimit të buxhetit të shtetit për qëllime elektorale në shkallë të gjerë. Në të njëjtën kohë, qeveria refuzoi ekzistencën e krizës dhe konsideroi çdo analizë me tone negative si "të shpikur nga opozita". Tani ekspertët po pyesin se për çfarë arsyeje qeveria vijon të sillet si në fushatë elektorale, edhe pse zgjedhjet kanë mbaruar. Shumë ekspertë parashikojnë një valë të re krize në ekonominë shqiptare gjatë vjeshtës dhe i kanë varur shpresat te sjellja racionale e qeverisë për të shmangur rreziqe të mëtejshme në stabilitetin makroekonomik të vendit.