Kamza pajiset me zonë të lirë ekonomike
Qeveria shqiptare filloi procedurat për krijimin e një zone ekonomike industriale me karakterin e një zone të lirë përgjatë aksit rrugor Tiranë-Shkodër, rreth 2 kilometra larg qendrës së Kamzës. Sipas një vendimi të marrë së fundmi, me propozim të ministrit të Ekonomisë, një sipërfaqe prej 9.48 hektarë, në zonën rurale, në Laknas, Tiranë, do të shpallet "Park industrial". Parku do të mund të shërbejë për vendosjen e veprimtarive prodhuese apo industriale, vendosjen e aktiviteteve tregtare të brendshme dhe të import-eksportit, si dhe shërbime magazinimi. Teorikisht, zhvilluesi privat i kësaj zone industriale do të zgjidhet përmes një procedure konkurrimi. Koncesionmarrësi do të mund ta shfrytëzojë tokën më mënyrë private për 35 vitet e ardhshme.
Zonat e tregtisë së lirë janë koncepte të krijuara në shekullin e nëntëmbëdhjetë nga vende që nuk dëshironin të hapeshin ndaj tregtisë ndërkombëtare dhe e kufizonin këtë aktivitet në zona të kufizuara bregdetare. Gjatë shekullit të njëzetë, këto zona u transformuan në parajsa fiskale dhe ligjore, ku qarkullonin mallra pa paguar taksa, apo që nuk respektonin patentimin e të drejtat e autorit. Përpjekjet e para për të ndërtuar zona të tilla të lira në Shqipëri u bënë në fillim të viteve ‘90, por planet u bllokuan tërësisht për arsye të pazbardhura. Gjatë muajve të fundit, qeveria ka miratuar krijimin e disa zonave të lira, por suksesi i tyre ekonomik si thithës investimesh, pritet të shihet më vonë.