Lojërat e Fatit të paligjshme, nis aksioni për bllokimin
Autori i Lajmit: red.
Pak ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri "Për Lojrat e Fatit”, Njësia e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, ka nisur një aksion për konfiskimin e mjeteve elektronike të përdorura për aktivitet të paligjshëm nga subjektet. Drejtori i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Shkëlqim Hoxha, tha se po veprohet me tolerancë zero ndaj kujtdo personi apo subjekti që nuk paguan taksat dhe vepron në kundërshtim me ligjin. Përpara nisjes së operacionit të konfiskimit dhe bllokimit, në një hark kohor prej 7 muajsh, Njësia kishte evidentuar subjektet që ushtrojnë veprimtari të paligjshme, në mënyrë që operacioni të jetë i shpejtë dhe rezultativ. Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin ekzistojnë rreth 1500 adresa, në të cilat zhvillohet aktivitet lojra fati. Në rreth 400 prej tyre ushtrohet aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit. Ndërkohë, vetëm 22 subjekte janë të licencuara në kategorinë kazino elektronike, 18 subjekte janë të licencuara në kategorinë baste sportive, 10 subjekte janë të licencuara në kategorinë bingo, 1 subjekt i licencuar për kategorinë kazino dhe 4 subjekte në kategoritë e tjera. Drejtori i Njësisë, Shkëlqim Hoxha shpjegoi rastet kur Njësia ka të drejtë të veprojë me konfiskim: së pari, kur subjektet ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, që do të thotë se nuk janë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe nuk kanë leje për ushtrim aktiviteti. Së dyti, kur subjektet janë të regjistruara, por nuk kanë NIPT sekondar, që do të thotë ushtrojnë aktivitet në pika sekondare të paligjshme. Së treti, kur njësia ka vendosur masën e pezullimit ose bllokimit për arsye të mosshlyerjes së detyrimeve ndaj shtetit. Në këtë rast, Njësia bën konfiskimin. Madje, në pikën e tretë, masat e ndërhyrjes së Njësisë shkojnë edhe më tej. Kur subjektet nuk kanë shlyer detyrimet, Njësia mund të kërkojë bllokimin e pasurive bankare dhe të pasurive të paluajtshme.
Ky lajm është publikuar: 24/01/2009