E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjalimi i Fan Nolit në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të presidentit Uilson

Autori i Lajmit: red.
“Priftin erudit ortodoks Fan Noli, e kishin incizuar gjatë një fjalimi për shoqatën atdhetare “Vatra” në Amerikë më 1962, ndërsa poeti i shquar katolik ishte regjistruar duke

“Kur Noli bashkë me përfaqësues nga vende të tjera, ishte i ftuar nga Presidenca Amerikane në ceremonitë që do të zhvilloheshin në Shtëpinë e Bardhë e shfrytëzoi këtë rast për të arritur një mbështetje ndërkombëtare amerikane ndaj Shqipërisë. Prifti trupvogël e me zemër të madhe, me anglishten e kulluar dhe argumente të pastër historike, tërhoqi vëmendjen e mikpritësit, presidentit Uilson, për gjendjen e vendit të tij, Shqipërisë, e cila në atë kohë kërcënohej egërsisht nga copëtimi përfundimtar prej shovinistëve fqinjë”

“Kurora që vendosi Noli në Mount Vernon, është historikisht e para me të cilën një përfaqësues zyrtar i shqiptarëve nderon simbolikisht një komb tjetër. Madje, si prift që ishte, e përfytyrojmë atë t i përjetonte thellësisht ato çaste duke lexuar si nën zë, edhe ndonjë përshpirtje në gjuhën shqipe dhe këtë jo vetëm si rit fetar, por më tepër të dalë nga thellësia e shpirtit të tij”

Ndërsa zërin e Fan Nolit e kisha dëgjuar dhe para disa kohësh, atë të Gjergj Fishtës e hasa për herë të parë këto ditët e fundit. Priftin erudit ortodoks e kishin incizuar gjatë një fjalimi për shoqatën atdhetare “Vatra” në Amerikë më 1962, ndërsa poeti i shquar katolik ishte regjistruar duke recituar pjesë nga poema e tij ”Lahuta e Malcisë”, më 1937. Natyrisht të dy, me zërat e tyre, por sidomos me ato që thonin, të lindnin emocione të veçanta. Dëgjimi i këtyre incizimeve u bë i mundur falë punës së gjatë kërkimore, të albanologut të përkushtuar, Robert Elsie, por edhe bujarisë së tij për t i bërë të dëgjueshme nga të gjithë në internet ëëë.albanianlanguage.net, gjë për të cilin ai meriton shumë përgëzime.
Fjalimi i incizuar
Noli, në fjalimin e tij para vatranëve (anëtarë të “Vatrës”), ndër të tjera përmend disa përvjetorë (“aniversarë” u thotë ai) që përkonin me atë vit (1962). Ndërmjet tyre ishte dhe ai i festimit të 4 Korrikut 1918 (4 Korriku-Festa Kombëtare e SHBA), kur ai bashkë me përfaqësues nga vende të tjera, ishte i ftuar nga Presidenca Amerikane në ceremonitë që do të zhvilloheshin në Shtëpinë e Bardhë. Dihet që këtë rast, patrioti Fan Noli e shfrytëzoi mirë për të arritur një mbështetje ndërkombëtare amerikane ndaj Shqipërisë. Për këtë kremtim, incizimi na mundëson të dëgjojmë nga goja e tij këto fjalë : “Vatra” u përfaqësua me delegatin e saj (Noli-shën.im) më 4 të korrikut 1918 përpara presidentit Uilson dhe fituam një nga miqtë më të mëdhenj i cili shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi”. Kjo fjali më nxiti t i kthehem përsëri një fotografie që është bërë atë ditë në Uashington me presidentin Uilson dhe të ftuarit e tij nga disa kombësi të botës.
Fotoja me presidentin
Fotoja është shkëputur nga një album i vjetër fotografik me pamje nga jeta e shqiptarëve që jetonin në SHBA në fillim të shekullit XX, të dhuruar nga miku im, arkitekti i njohur dhe poeti, Petraq Kolevica. Fotografia, rregullisht, ka bërë pjesë në protokollin presidencial të hartuar për pritjen e të ftuarve dhe është realizuar nga fotografi zyrtar i asaj kohe të Shtëpisë së Bardhë. Duke e vështruar ngultazi, s ke se si të mos përsiatësh mbi të (këtu qëndron edhe forca e fotografisë, nxitja për të menduar e lexuar “përmasën e tretë” të saj). Kështu, përfytyrojmë takimet e kortezisë së miqve me të zotin e shtëpisë, ndonjë bisedë të shkurtër, me urimet e rastit, buzëqeshjet tipike etj. Me ndihmën edhe të historisë, fotoja na sjell “para syve”, takimin mes Presidentit dhe Fan Nolit që zgjat diçka më tepër se të tjerat. Prifti trupvogël e me zemër të madhe me anglishten e kulluar dhe argumente të pastra historike, tërhoqi vëmendjen e mikpritësit, për gjendjen e vendit të tij, Shqipërisë, e cila në atë kohë kërcënohej egërsisht nga copëtimi përfundimtar prej shovinistëve fqinjë. Për këtë biseda ndërmjet tyre e kaloi cakun e kortezisë, madje Uilson i premtoi të dërguarit të shqiptarëve se do t a mbronte çështjen e tyre.
Premtimi
Kështu, pas një viti, më 1919, në Konferencën e Paqes në Paris, ai kundërshtoi me forcë shpërbërjen e Shqipërisë, qëndrim që e renditi atë ndër miqtë më të mirë të shqiptarëve në histori. Për këtë gjë shqiptarët i janë vazhdimisht mirënjohës Presidentit të SHBA, Uodrou Uilson (Ëoodroë Ëilson, 1856-1924). Shënojmë këtu se po atë vit, 1919, ai u nderua me çmimin “Nobel” për Paqe. Duke vazhduar këqyrjen e fotografisë, vërejmë se të gjithë janë veshur me kostume civile, me përjashtim të Nolit që mban rason e priftit, gjë që s e pengonte të kryente më së miri misionin e tij. Në atë kohë, Shqipëria ishte nën pushtimin e ushtrive të vendeve fqinje, dhe shpesh “Vatra” e përfaqësonte atë në veprimtari të ndryshme ndërkombëtare. Natyrisht, qendra e rëndesës së fotografisë është figura e presidentit Uilson (me pantallona dhe kapale të bardhë) që nuk përputhet me atë gjeometrike të saj. Pranë tij, mbi supin e majtë, ndodhet Fan Noli me qëndrim mjaft dinjitoz. Me sa dallojmë nga fotografia, shikimi i tij rezaton një gëzim të përmbajtur që buron nga fjala e marrë për mbrojtjen e vendit dhe besimi tek mbajtja e saj. Edhe pjesëmarrësit e tjerë shpërfaqin kënaqësi, madje dikush mund të paramendonte se fotoja do t i shërbente si dëshmi prestigji a aftësie për karrierën e mëtejshme (siç bëjnë sot politikanët kur fotografohen me ndonjë figurë botërore). Por gëzimi i Nolit kish ngjyrim tjetër, aspak vetjak, përkundrazi për kombin e tij, pra shumë fisnik e, kësisoj doemos më i përligjur. Ai pak minuta përpara kishte marrë një premtim të një rëndësie të veçantë.
Mbrojtja e Shqipërisë
Gjithë këtë vepër të lartë të tij, Noli, duke folur para anëtarëve të “Vatrës”, më 1962, e përmbledh vetëm me fjalinë “fituam një nga miqtë më të mëdhenj, i cili shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi”. Gjithsej 10-12 fjalë, por ato përfaqësonin atë hap të madh dhe historik që shmangu fshirjen e Shqipërisë nga harta gjeografike dhe politike e botës. Dhe eruditi, letrari, por veçanërisht atdhetari i shquar me raso prifti, Fan Noli, flet me mjaft thjeshtësi për bisedën e tij me presidentin Uilson, sidomos për rolin e tij, sikur të bëhej fjalë për dikë tjetër, fare pa lidhje me të. Le të kthehemi përsëri tek fotografia historike e përkujtimore mbi 90-vjeçare. Poshtë saj, në albumin e cituar shkruhet diçitura përkatëse: ”Delegatët e kombësive të ndryshme që ishin ftuar prej presidentit Uilson në Uashington për kremtimin e Ditës së Katër Korrikut, të cilët depozituan nga një kurorë për racat që përfaqësonin mbi varrin e Xhorxh Uashingtonit në Mount Vernon”.
Simbolika e kurorës
Mendojmë se kurora që vendosi Noli në Mount Vernon, është historikisht e para me të cilën një përfaqësues zyrtar i shqiptarëve nderon simbolikisht një komb tjetër. Madje, si prift që ishte, e përfytyrojmë atë t i përjetonte thellësisht ato çaste duke lexuar si nën zë, edhe ndonjë përshpirtje në gjuhën shqipe dhe këtë jo vetëm si rit fetar, por më tepër të dalë nga thellësia e shpirtit të tij. Gjithashtu, siç e përmendëm edhe më sipër, fotografia ndoshta mund të ketë pasur ndikim në jetën a karrierën e ndonjë pjesëmarrësi në të. Por për gjithë shqiptarët është diçka tjetër. Ajo, thënë ndryshe, përbën një trokitje në kujtesën historike për të mos harruar një nga momentet më të vështira të mbijetesës së tyre si komb dhe shtet. Meritën për këtë, ndoshta e kanë vetëm dy njerëz në fotografinë tonë, presidenti Uilson dhe shqiptari Fan Noli. Fytyra e qetë dhe dinjitoze e Nolit, i cili përveç cilësive dhe vlerave të njohura kulturore dhe atdhetare, me fjalimin e tij para vatranëve më 1962, në përkujtim të 4 Korrikut 1918, sikur do të thotë se unë bëra vetëm detyrën time si shqiptar.

Qerim Vrioni/ Hrermes News

Ky lajm është publikuar: 23/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›