Integrimi, Bushati: “Shqipëria hyn në fazën e tretë, atë të monitorimit”
Autori i Lajmit: red.
Shqipëria do të futet në fazën e tretë dhe të fundit të rrugës për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. E para ishte nënshkrimi i MSA-së, hapi i dytë ishte ratifikimi i saj nga 27 vendet anëtare. Ndërsa hapi i tretë është monitorimi. Komisioni Evropian do të fillojë monitorimin e funksionimit të Shqipërisë si shtet ligjor dhe si komunitet. Monitorimi nuk është vetëm një procedurë burokratike, por një proces i tërë nga i cili Komisioni Evropian mat pulsin e një shteti nëse ai është i denjë për të qenë nesër një anëtar i Bashkimit Evropian. “BE ka përfaqësuesit e vet në Tiranë dhe ata e ndjekin të gjithë procesin në mënyrë mjaft intensive. Por informacione burimi, për ta, përbëjnë dhe informacionet që çon opozita, informacionet që ata marrin nëpërmjet mediave. Në qoftë se ne tani përpiqemi që të evidentojmë gjërat më negative, apo qoftë dhe t i amplifikojmë kur ato nuk janë vërtet të tilla, atëherë këta nuk është se bëjnë një punë pozitive në raport me shtetasit dhe shtetin e tyre”, - bëri të ditur Zef Bushati, zv.ministër i Integrimit. Më konkretisht, për sa i përket pjesës së monitorimit dhe rishikimit të procedurave, Komisioni Evropian mban të informuar herë pas here Këshillin dhe Parlamentin e Evropës mbi përgatitjet e vendeve kandidate për anëtarësim dhe i ndihmon ata me anë të të ashtuquajturit Raporti i Monitorimit. Ky dokument i shërben njëkohësisht edhe vendit kandidat në përgatitjet për anëtarësim. Me pak fjalë Shqipëria duhet të marrë aplikojë dhe të marrë statusin e vendit kandidat që futet në fazën e fundit të rrugës së vet për në BE. Deri më tani Shqipëria nuk ka aplikuar ende për statusin kandidat, megjithëse politika shqiptare miratoi një rezolutë që nxit qeverinë të aplikojë për këtë status.
Ky lajm është publikuar: 24/01/2009