Pensionet e ish-ushtarakëve, formula për llogaritjen
Autori i Lajmit: Migena Topçiu
Drafti më i ri për pensionet suplementare të ish-ushtarakëve ka hapur dhe njëherë debatin në lidhje me përllogaritjen e shumës. Por, janë rreth 21 mijë ushtarakë, të cilët do të duhet ta rillogarisin nga e para pensionin e tyre, duke u bazuar në pesë ndryshimet e bëra nga specialistët e ministrisë së financave, ligjit aktual.
Në këtë shkrim gazeta “Ballkan” sjell dy shembuj konkretë për të saktësuar se çfare efekti do të ketë mbi pensionet ky draft nëse do të miratohet. Për këtë çë shtje flasin për gazetën, Zoi Kote, sekretar i Përgjithshëm dhe Thoma Konduri, sekretar Organizativ i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë.
Ligji
Ulja drastike në ligjin nr.9481 datë 16.02.2006 në nenin 2, që ndryshoi nenin 14 të ligjit 9418 datë 20.05.2005, ku thuhet se masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e madhe se:
6- fishi i pensionit bazë nga data 1 janar e çdo viti, sipas përcaktimit të ligjit nr. 7703 dt.11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore të Republikës së Shqipërisë”, për ushtarakët që mbajnë gradën “general”.
5-fishi i pensionit bazë, në datën 1 janar të çdo viti, sipas përcaktimit të ligjit të mësipërm për ushtarakët që mbajnë gradën “kolonel”.
4-fishi i pensionit bazë të datës 1 janar të çdo viti për ushtarakët që mbajnë gradën “nënkolonel” etj. Kështu vazhdon dhe për gradat e tjera.
LLogaritja sipas draftit të
ri të Ministrisë së Financave
Shembulli 1
Kolonelët, me ligjin e 2006-ës duhet të marrin 46000 lekë, ndërkohë sigurimet japin vetëm 16000. Për këtë të fundit ushtarakët vazhdojnë të jenë ende në procese gjyqësore. Me draftin e ri marrin 17000, 2 pensione bazë (8600 + 8600). Pra një të tretën e ligjit të 2006-ës. Ky draft barazon gjeneralin me kapterin, nuk merr parasysh pensionet, gradat dhe kontributet e mbajtura nga shteti.
Shembull 2
Për pensionin suplementar të pleqërisë si ushtarak, drafti i ri ndryshon formulën e ligjit të 2006-ës. Në nenin 14 masa e pensionit suplementar të pleqërisë llogaritet 1% e pagës mesatare reformuese për çdo vit shërbimi. Kjo është një ulje e madhe, pasi sot një ushtar në pension, merr një pension prej 18000 lekësh, suplementi do të ishte 9000 lekë, ku kjo nuk është marrë. Me draftin e ri ky suplement ulet mbi një të tretën, suplementi nga 9000 lekë, shkon 3000-4000 lekë.
Ky lajm është publikuar: 24/01/2009