E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojërat e fatit, debate në Kuvend

Në sallën e Kuvendit projektligji për lojërat e fatit ka shkaktuar mjaft diskutime. Deputetët e opozitës kanë kërkuar më shumë informacion nga ministri Bode, pse është risjellë ky projektligj për diskutim dhe votim në Kuvend, kur nuk kishte shumë kohë që ai ishte miratuar prej tyre. Ndërkaq, lëvizja G99 kontestoi projektligjin e ri për lojërat e fatit. Drejtuesit e saj thanë se ky ligj i hartuar në fundin e kësaj mazhorance, po synon të liberalizojë hapjen e kazinove në vend, fakt ky që shkon kundër premtimit të Kryeministrit Berisha, për kontrollin dhe kufizimin e këtij tregu. "Si rrjedhojë e presionit të disa aktorëve të shoqërisë civile dhe me propozim të vetë deputetëve të Partisë Demokratike në vitin 2004, pagesa për licencimin e kazinove u rrit nga 100 milionë, në 1 miliard lekë dhe numri i kazinove u limitua në 5", theksoi Mazniku.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›