Ngjela: Sulmi ndaj Topit e prokurorisë, primitiv
"Lulzim Bashën e gjykon vetëm Gjykata e Lartë, jo Presidenti". Ky është argumenti që deputeti dhe avokati Spartak Ngjela ka dhënë lidhur me akuzat që disa deputetë demokratë kanë hedhur ndaj kreut të shtetit për çështjen "Basha". Sipas Ngjelës, deputetët e PD-së lodhen kot duke u marrë me Presidentin. "Vetëm gjykata është ajo që konstaton shkeljet e një prokurorie dhe jo Presidenti, apo ndonjë institucion tjetër. Ndërsa pafajësia e gjykatës u jep të drejtë të shprehen si të duan", theksoi Ngjela. Deputeti dhe avokati i njohur e cilëson mazhorancën jo në gjendje të mendojë mëvetësisht, sepse është e ndërvarur nga qendra primitive. Ai thekson se nuk ka një përplasje mes Bashës dhe Topit për pasardhësin e Berishës, pasi për sa kohë Bamir Topi qëndron në krye të Presidencës, një hipotezë e tillë bie poshtë.
Zoti Ngjela, në gjykimin tuaj, çfarë konteksti kanë deklaratat e fundit të disa deputetëve demokratë, të cilët akuzojnë Presidentin Bamir Topi se është ideatori i akuzave të ministrit Basha?
Një politikë primitive, sepse një e tillë është kjo që prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh po ndjek Sali Berisha: të gjithë nuk janë në gjendje që të mendojnë mëvetësisht, sepse të gjithë janë të ndërvarur nga qendra primitive që i drejton. Këtë e them, sepse e shihni se si po ndodhen përballë ligjit. Sepse një primitiv kurrë nuk mundet ta imagjinojë se në shtetin modern çdokush mund të akuzohet. Dhe jo vetëm kaq, duhet ta kuptosh se drejtësinë nuk e jep as Presidenti dhe as Parlamenti, madje as edhe opinioni publik, por vetëm gjykata. Shiheni se si bërtasin: "Prokuroria po shkel ligjet; nuk ka të drejtë të hetojë; nuk ka të drejtë më..." e për asnjë çast nuk u shkon në mendje se kjo është vetëm e drejtë e gjykatës. Përse duhet që të justifikosh arbitraritetin tënd me budallallëqe, kur nuk është prokuroria që të dënon, por vetëm gjykata? Por, Primati Primitiv ka frikë, sepse siç duket e di mirë se çfarë është bërë dhe kërkon që të trembë prokurorinë, e cila të mos e çojë fare çështjen në gjyq, ose që të gjejë një alibi po primitive dhe fëmijërore, që të mos e lejojë Bashën të shkojë përpara gjykatës. Por përsëri do të jenë të humbur, sepse fajësia e një gjykate mund të rrëzohet vetëm me grusht shteti, domethënë me vendosjen e një diktature. Por a ka mundësi që të vendoset një diktaturë në Shqipëri?
Mazhoranca pozicionohet në mbrojtje të një ministri, duke dalë kundër një Presidenti, të cilin e ka zgjedhur vetë. Pse ndodh kjo dhe çfarë fshihet pas kësaj?
Është ajo që shpjegova: nuk ka gjë në dorë, sepse mazhorancë e quani ju, ata janë të ndërvarur, madje kam bindjen se kanë harruar të mendojnë mëvetësisht, prandaj merren me Presidentin. Përse lodhen, le të shkojnë në gjykatë, sepse vetëm gjykata është ajo që konstaton shkeljet e një prokurorie dhe jo Presidenti, apo ndonjë institucion tjetër. Pastaj, përkundrazi, pafajësia e gjykatës u jep të drejtë të shprehen si të duan. Por mos harroni se ministrin e akuzuar e gjykon vetëm Gjykata e Lartë.
Mendoni se përplasja Topi-Basha, kuptohet nëse ka gjithmonë një gjë të tillë, është një luftë që bëhet për pasardhësin e PD-së?
Nuk shoh fare që të ketë një luftë Topi-Basha, sepse do të ishte qesharake ta mendoje. As që mund të shtrohet çështja e kreut të PD-së për Bamir Topin, për aq kohë sa ai është President i Republikës. Më duket se një mendim i tillë nuk është real, madje nuk mund të quhet as hipotezë normale.
Pro
Sula: Akuzat, nga njerëz meskinë të PD-së
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka hedhur poshtë të gjithë zërat që qarkullojnë ditët e fundit ndaj Presidentit të Republikës, se po urdhëron prokurorinë për të akuzuar politikisht ministrin Basha. Sipas deputetit demokrat, këta janë zëra të veçuar brenda PD-së, të cilët nuk kanë arritur të kenë një ngritje të tyre politike dhe tashmë po hedhin shashka të tilla. Gjithashtu ai thekson se në PD ka individë të caktuar, të cilët po bëjnë çdo përpjekje për të tensionuar marrëdhëniet mes Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Topi, të cilat, për hir të së vërtetës, shton ai, duhet pranuar se kanë pasur një ftohje. "Por kjo, thekson Dashnor Sula, nuk është aspak e vërtetë për marrëdhëniet mes Presidentit Topi dhe ministrit Basha, marrëdhëniet e të cilëve janë shumë të mira dhe miqësore". Deputeti Sula thekson se organi i akuzës është nën presionin e politikës, por nuk do të bëjë komente të veçanta, kur bëhet fjalë për hetimin Durrës-Kukës.
Kundër
Hoxha: Akuzat e Bashës u skicuan në zyrën e Topit
Çështja "Basha" dhe beteja e tij me prokurorinë ka kryqëzuar kreun e shtetit nga deputetët demokratë. Deputetët e PD-së, Fatos Hoxha dhe Ardian Kollozi, kanë theksuar se akuzat e prokurorisë ndaj shefit të diplomacisë, Lulzim Bashës, janë skicuar në tavolinën e Presidentit Topi. Deputetët Kollozi dhe Hoxha janë bërë publikisht palë e këtij grupimi brenda PD-së kundër Presidentit të zgjedhur me votat e tyre. Epilogu i gjatë i përplasjeve mes dy zyrtarëve më të lartë të vendit ka në mes kryeprokuroren Ina Rama. Ftohja e marrëdhënieve mes kreut të shtetit dhe shefit të qeverisë ka lënë hapësirë të hapur për eksponentët që aktualisht janë jashtë kabinetit qeveritar për të komplotuar, duke përdorur përplasjen Basha-prokurori në dëm të kreut të shtetit. Përpos kësaj, ekuilibri i marrëdhënieve mes
Presidentit Bamir Topi dhe Kryeministrit Sali Berisha është prishur tashmë prej një kohe të gjatë.