Vrasja e 35-vjeçarit, ndalohet një i dyshuar

Një shtetas është arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure i dyshuar si autor i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e shkuar pranë një pike lloto sporti, tek ish- parku i autobusëve në kryeqytet. Sipas burimeve policore, Shkëlqim Alliu, 42 vjeç, u arrestua pasi ai dyshohet si autori i vrasjes së Shpëtim Gjenollarit, 35 vjeç, nga Korça. Gjenollari, thanë burimet e mësipërme, u ekzekutua me tre plumba vetëm pak metra pasi kishte dalë nga pika e lloto sportit, ndërkohë që strukturat e hetimit po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe motiveve të kësaj ngjarjeje.
...