E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Parisi, Arjan Nallbani

 

Interpol Tirana ekstradoi mbreme nga Franca shtetasin Arjan Nallbani nga Tirana. 42 vjecari eshte ekstraduar pasi ne 22.maj 2001, gjykata e Tiranes e kishte denuar atë me 23 vjet burg për veprën penale të "Vrasjes për motive të dobëta".

Sipas vendimit të gjykatës, më datë 31 gusht.1991, në Tiranë, në afërsi të një lokal- bilardoje që ndodhet në rrugën "Gogo Nushi", Arjan NALLBANI, ka goditur me thikë në kraharor shtetasin Ilir MARKU, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol Parisin u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i këtij shtetasi dhe vënia përballë drejtësisë për veprat e kryera.Në aeroportin e Rinasit ky shtetas I është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›