Lojrat Olimpike 2010, flaka olimpike mbërrin në Vankuver
VANKUVER- Pak orë para hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, flaka olimpike mbërriti në Vankuver të Kanadasë. Në më shumë se 100 ditë flaka e ndezur përshkoi mbi 45.000 kilometra kryqetërthor Kanadasë, në tokë, në ujë dhe në ajër. Sot në mbrëmje sipas orës lokale flaka olimpike do të ndizet gjatë ceremonisë së larmishme të hapjes në stadiumin e Vankuverit. Disa organizata indianësh të Amerikës protestuan deri ditët e fundit kundër olimpiadës. Ato flasin për shitje të interesave të tyre.Shqipëria, merr pjesë për herë të dytë në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore, nga 12-25 Shkurt 2010, në Vankuver (Kanada). Flamuri shqiptar do të përfaqësohet nga skiatori Erion Tola. I lindur në Tiranë në 15 dhjetor, 1986 aktualisht jeton dhe stërvitet në Cervino (Itali). Në Vankuver Tola do të garojë në tre gara në kategorinë ski alpine. Bëhet fjalë për super G në 19 shkurt, slalomin gjigand në 21 shkurt , dhe slalomin në 27 shkurt. Skiatori shqiptar Erjon Tola më parë ka fituar kualifikimin për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore ka qenë në “Torino 2006”, ku edhe aty ka qenë flamurmbajtësi shqiptar.(s.g/balkanWeb)