Kroaci, shpërthen Mesic, fyen gazetaren
Zagreb – Presidenti kroat Stjepan Mesic, për herë të parë gjatë mandatit të tij dhjetëvjeçar në këtë post nuk është shfaqur asnjerë agresiv apo ofendues por këtë gjë e ka bërë dje dukë dhënë një inervistë në televizionin RTL. Atij i është bërë një pyetje provokuese nga gazetarja dhe ai është përgjigjur më fjale ofenduese. Gazetarja e kishte pyetur nëse e mbështeste prokurorin Mladen Bajiq sepse ky “e kishte në grusht për ndonjë arsye”, Mesic i ishte përgjigjur se kjo ishte një pyetje e “marrë” dhe ishte ngritur dhe larguar nga studioja. Kur gazetarja e kishte ftuar që të mos e ndërpriste bisedën por të vazhdonin bashkëbisëdimin , Mesic i kishte thënë: “Mjaft me kësi mutësihanesh”. Intervista ka zgjatur 35 minuta, bëjnë të ditur mediat. Më vonë pastaj Mesic ishte ngritur dhe larguar nga biblioteka e kabinetit presidencial.(e.c/BalkanWeb)