Shembet dheu në Mangalem, bllokohet rruga kryesore
Berat
Një masiv dheu dhe gurësh është shkëputur dje nga nga kodra mbi lagjen Mangalem të Beratit dhe ka bllokuar për disa minuta qarkullimin e automjeteve në rrugën kryesore të qytetit. Fatmirësisht, dherat dhe shkëmbinjtë e rënë nga lartësia nuk kanë dëmtuar njerëz dhe banesa. Forca të policisë dhe punonjës të Bashkisë së Beratit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas disa minutash është bërë i mundur qarkullimi i mjeteve, ndërkohë që puna për pastrimin e dherave ka vazhduar për disa orë. Shkarja e fundit ndodhi për shkak të reshjeve të dendura të shiut, por në këtë zonë, më herët ka pasur rënie shkëmbinjsh edhe në kohë të thatë dhe jeta e banorëve mbetet gjithnjë e rrezikuar.
#