E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli tërhiqet për Trezeguet

Nga Express më 10 korrik 2011 në ora 16:33

Napoli duket se e ka humbur interesimin për transferimin e sulmuesit të Herculesit, David Trezeguet.

Menaxheri i futbollistit, Antonio Caliendo, njofton se palët janë në distancë dhe se klubi italian nuk e ka bërë ndonjë hap përpara për transferimin e ish futbollistit të Juventusit.

“Të dyja palët dëshirojnë të bashkohen. Por, për momentin nuk ka asgjë të re rreth negociatave, kjo nuk më bën mua optimist. Napoli do të ishte zgjedhja e preferuar për Trezeguet. Dy klube braziliane kanë bërë oferta për të, por ai nuk i konsideroi ato për shkak se kemi objektiva tjerë”, tha Caliendo për Radio CRC.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›