Lojtarët që do ta shpëtonin Wengerin dhe Arsenalin

Me një start për tu harruar në Premier League, pas humbjes në shtëpi 1-3, Arsenal po nxiton për të gjetur përforcimet e duhura për skuadrën para se merkatoja e verës të mbyllet dhe "Toçinjtë" të rrezikojnë seriozisht objektivat sezonalë. E vetmja blerje e kësaj vere ka qënë 20-vjeçari francez Yaya Sanogo, por me dëmtimet e Alex Oxlade-Chamberlain, Kieran Gibbs, Bacary Sagna, Aaron Ramsey and Tomas Rosicky, që të gjithë në ndeshjen kundër Aston Villas, Arsenal ka nevojë për një revolucion të vërtetë në skuadër.
Arsene Wenger ka në dispozicion një buxhet prej 70 milionë sterlinash për të shpenzuar por cilët do të ishin futbollistët e duhur për ta nxjerrë Arsenalin nga balta?
Daily Mail sjell 15 emra, mes të cilëve mund të jenë edhe goditjet in-extremis të Wenger.
1. Sulmues: Luis Suarez (Liverpool): Vështirë që Arsenal të ofrojë 55 milionë sterlina
2. WAYNE ROONEY (Man Utd): Pranë largimit por do Chelsean
3. MICHU (Swansea): Swansea nuk e shet nën 20 milionë sterlina
4. BURAK YILMAZ (Galatasaray): I përshtatshëm për Arsenal
5. SAMUEL ETO’O (Anzhi): Chelsea favorit
6. Mesfushorë: GEOFFREY KONDOGBIA (Sevilla): 20 vjeç, kushton 12 milionë paundë
7. ARDA TURAN (Atletico Madrid): E do Arsenalin por kushton 21 milionë sterlina.
8. LARS BENDER (Bayer Leverkusen): Vetëm 24 vjeç por kushton plot 30 milionë
9. GEORGINIO WIJNALDUM (PSV): Vetëm 22 vjeç dhe ngjason shumë me Yoan Goucouff
10. MAROUANE FELLAINI (Everton): Tekniku Roberto Martinez i ka thënë jo si Arsenalit ashtu edhe United
11. Mbrojtës: ASHLEY WILLIAMS (Swansea): Arsenal nuk pranon të paguajë 12 milionë sterlina
12. MICAH RICHARDS (Man City): I dëmtuar por City nuk pranon ta shesë
13. SERGE AURIER (Toulouse)
14. JUANFRAN (Atletico Madrid): Ofron cilësi dhe eksperiencë (28 vjeç)
15. TOBY ALDERWEIRELD (Ajax): Arsenal ka dyshime për belgun dhe mund të preferojë para tij Nicolas N’Koulou (Marseille) ose Adil Rami (Valencia)