Sot dita-D për Hondan

Sot është dita e vërtetës rreth tratativave Honda-Milan. Klubi kuqezi pret që në orët në vijim CSKA Moska të vendosë përfundimisht se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e fantazistit japonez, të cilit i skadon kontrata aktuale në dhjetor dhe që në janar mund të vijë në San Siro me parametra zero.
Siç shkruan "La Gazzetta dello Sport", në rast se klubi rus pranon ofertën e Milanit, gjë e cila mund të vijë që nesër ose e shumta të mërkurën, gjithçka mund të mbyllet për 4 milionë euro.
Ndërkohë CSKA po mendon për zëvënduesin e saj dhe ka piketuar lojtarin e Krasnodar, Joazinho./indeksonline/