Lojtarët shprehen të pakënaqur ndaj gjykimit me Azerbaixhanin
Baku (Start)- Lojaterët e përfaqësueses shqiptare janë prononcuar të gjithë në një zë se gjykimi në ndeshjen me Azerbaixhanin ishte me të vërtetë skandaloz. Miqësorja la një shije të hidhur tek lojtarët tanë, të cilët shfaqen shenja nervozizmi gjatë gjithë takimit.
Në një prononcim për mediat, portieri Isli Hidi deklaroi se luajtën kundër 15 vetëve. Po ta dinin këtë fakt më parë, do të përgatiteshin për një sfidë përballë 15 vetëve.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe mesfushori i Krivbasit në Ukrainë, Ervin Bulku. Bulku deklaron se në jetën e tij nuk ka parë asnjëherë një gjykim të tillë skandaloz. Para kalimit në kampionatin ukrainas, Bulku pati dhe një alternativë për të kaluar në një skuadër azere. Mesfushori i kombëtares vlerësoi nivelin e kundërshtarit, duke deklaruar se lojën ishte gjyqtari ai që e prishi.
Për incidentin e Beqirit përpara përfundimit të pjesës së parë, është shprehur edhe vetë protagonist tjetër, lojtari azer Subasiç. Sulmuesi me origjinë serbe, Subasiç, është shprehur se Beqiri nuk e ka sharë atë, po të bëntë një gjë të tillë, lojtari deklaron se do të reagonte ndaj tij.
Më pas ai shprehet: “Mund të mendoni që ka qenë diçka politike, por unë politikën e kam lënë jashtë fushe. Në fushë jam lojtar. Shqiptarët nuk kishin pse të irritoheshin. Vendimet e gjyqtarit janë pjesë e lojës”.
Deklaratat e lojtarëve vijnë pas kontestimeve të shumta që ndodhen në ndeshjen miqësore me Azerbaixhanin.