E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati i përgjigjet Xhilit: Do ta shohim fitoren e Juves 2-1!

Milano (Start)- Atmosfera e derbit të Italisë është ndezur ende pa filluar në fushën e lojës. Drejtuesit e të dyja skuadrave janë përfshirë në disa deklarata ironike ndaj njëri-tjetrit. Kobolo Xhili deklaroi se bardhezinjtë do të fitojnë me rezultatin 2-1.

Morati i përgjigjet shpejt e shpejt juventinit, duke deklaruar: “Jemi të kënaqur për ta. Janë mirë këto ditë, le të shohim sesi do të jetë fundi…”.

Më pas Morati flet për asin e tij, të cilin ia rrëmbeu Juves menjëherë pas skandalit të vitit 2006, Ibrahimoviçin.

“Ibrahimoviçi është në formë, e rëndësishme është të luajë mirë, siç bëri me Palermon, -deklaroi Morati, -Nuk është e rëndësishme në shënoi një gol, apo dha ndonjë asist, e rëndësishme është të vazhdojë kështu”.

Presidenti i Interit pranoi se tensionet në të tilla përballje klasike janë gjithmonë të pranishme. Superndeshja do të luhet ditën e shtunë në mbrëmje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›