Capello, krenar dhe i motivuar

Fabio Capello e ka marrë në dorë edhe zyrtarisht përfaqësuesen e Rusisë, pas eksperiencës së fundit që e pati me Anglinë.
Trajneri italian ndihet i nderuar që do të punojë me ekipin nga ish Bashkimi Sovjetik, të cilit synon t’i sjell rezultate pozitive.
“Jam i lumtur dhe i nderuar. Do të jetë një eksperiencë e shkëlqyeshme, Rusia ka një ekip fantastik”, deklaroi ish trajneri i Milanit, Juventusit dhe Real Madridit.
66 vjeçari ishte pjesë e listës prej 13 trajnerëve të mundshëm, prej tyre edhe Harry Redknapp, Rafael Benitez e Pep Guardiola, por italiani u preferua para të gjithëve.