KQZ emëron 66 anëtarë të KZAZ-ve në vendet bosh të PS
PS e PBDNJ nuk paraqesin emrat e komisionerëve, KQZ i zëvendëson me persona jo politikë. Tani KZAZ-të mund të konstituohen dhe të nisin nga puna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë fund pritjes për opozitën dhe ka emëruar dje 66 individë apolitikë, në pozicionet e anëtarit dhe sekretarit të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, ose thënë ndryshe, në komisionet e niveleve të dyta. Pas emërimit të tyre, pritet që KQZ të bëjë dhe konstituimin e këtyre komisioneve, të premten dhe të shtunën, në mënyrë që ato të mund të fillojnë menjëherë nga puna, për regjistrimin e kandidatëve të pavarur, proces i cili mbyllet në datën 8 mars.
Emërimet
Pa praninë e anëtarëve të majtë, KQZ ka miratuar me katër vota pro, vendimin për të emëruar 66 persona jopolitikë, si pjesë e KZAZ-ve. Më konkretisht bëhet fjalë për 33 anëtarë në KZAZ-të, me numër çift dhe 33 sekretarë në KZAZ-të, me numër tek. Nga sa relatoi sekretarja e përgjithshme e KQZ-së, Aliona Mansaku, për këto pozicione pranë këtij institucioni mbërritën plot 127 aplikime, për t’u punësuar në këto pozicione, nga të cilët administrata, duke parë kriteret ligjore kishte përzgjedhur 66. Më 21 shkurt, KQZ, megjithëse pa një bazë ligjore të fortë, shpalli vakante vendet e komisionerëve të KZAZ-ve, të cilat sipas ligjit i takonin dy partive të opozitës, PS dhe PBDNJ. Këto dy forca nuk pranuan të paraqesin emrat në bazë të detyrimeve ligjore, duke bllokuar kështu përkohësisht procesin. Por ndërhyrja e KQZ-së, megjithëse e mangët ligjërisht, bën të mundur që në të gjitha KZAZ-të krijohet kuorumi i nevojshëm për zhvillimin normal të punimeve të këtyre komisioneve, duke lënë vakant pjesën tjetër që u përket partive opozitare. Një veprim i tillë u mirëprit dhe nga OSBE, si një veprim në përpjekje për të çuar përpara përgatitjet për zgjedhjet vendore të 8 majit, ndërsa u atakua ashpër nga PS, si një veprim joligjor.
Fletët
Gjatë mbledhjes së djeshme, KQZ miratoi dhe modelin e fletëve të votimit që do të përdoren në zgjedhjet e 8 majit. Në ndryshim nga zgjedhjet e përgjithshme, KQZ ka miratuar katër modele fletësh votimi, kjo për shkak se zgjedhjet vendore kanë specifikë të veçantë, pasi përveç krerëve të bashkive dhe këshillave komunal dhe bashkiak, duhet të ketë dhe dy fletë të tjera votimi për krerët e njësive minibashkiake dhe këshillave të tyre në kryeqytet. Kështu, në zgjedhjet vendore, fleta e votimit për kryetarin e bashkisë dhe komunës do të ketë ngjyrë të verdhë, ndërsa formati do të jetë A4. Më e komplikuar paraqitet situata për fletën e votimit për këshillat bashkiakë dhe komunalë, kjo për shkak të numrit të madh të partive politike që garojnë. Fleta e votimit për këshillat do të jetë në ngjyrë jeshile dhe me format A3, ku përveç koalicionit do të vendoset dhe sigla e çdo force politike që është pjesë e tij. Ndërkohë që fleta e votimit për kreun e njësisë minibashkiake në Tiranë do të jetë gjithashtu në formatin A4 dhe me ngjyrë gri, ndërsa ajo për këshillin minibashkiak do të jetë me format A3 dhe me ngjyrë kafe.
Anëtarë KZAZ
KZAZ Nr 2 Artur Bregu
KZAZ Nr 4 Andi Musabelliu
KZAZ Nr 6 Mersin Hysa
KZAZ Nr 8 Alban Jorgji
KZAZ Nr 10 Rezart Tusha
KZAZ Nr 12 Gazmend Blido
KZAZ Nr 14 Selman Hoxha
KZAZ Nr 16 Elis Cani
KZAZ Nr 18 Eraldo Dhamo
KZAZ Nr 20 Artur Gjeka
KZAZ Nr 22 Rexhep Thana
KZAZ Nr 24 Pellumb Sulaj
KZAZ Nr 26 Xhevair Llana
KZAZ Nr 28 Mirela Qeleshi
KZAZ Nr 30 Fatjon Hoxha
KZAZ Nr 32 Erigels Capo
KZAZ Nr 34 Rifat Demalija
KZAZ Nr 36 Elton Hoxhaj
KZAZ Nr 38 Edmond Gjini
KZAZ Nr 40 Gjulita Serreqi
KZAZ Nr 42 Admir Temja
KZAZ Nr 44 Florind Markaj
KZAZ Nr 46 Skerdeian Hamaj
KZAZ Nr 48 Musa Tola
KZAZ Nr 50 Remzi Mirtaj
KZAZ Nr 52 Orjeda Prodani
KZAZ Nr 54 Altea Tahiraj
KZAZ Nr 56 Albert Lushaj
KZAZ Nr 58 Zenullaj Lala
KZAZ Nr 60 Zaho Kalemaj
KZAZ Nr 62 Jednor Vejtaj
KZAZ Nr 64 Eduard Xhelili
KZAZ Nr 66 Fatos Kurra
Sekretar KZAZ
KZAZ Nr 1 Plarent Lapardhaja
KZAZ Nr 3 Eno Llupa
KZAZ Nr 5 Hazbi Balliu
KZAZ Nr 7 Suzana Veliu
KZAZ Nr 9 Mehdi Beqja
KZAZ Nr 11 Ermir Dervishi
KZAZ Nr 13 Fatmir Koseni
KZAZ Nr 15 Leonard Tabaku
KZAZ Nr 17 Ardian Alla
KZAZ Nr 19 Abas Sulejmani
KZAZ Nr 21 Marsel Lala
KZAZ Nr 23 Elton Kote
KZAZ Nr 25 Afrim Mullaj
KZAZ Nr 27 Gentian Kukureci
KZAZ Nr 29 Ibraim Feimi
KZAZ Nr 31 Dhimitër Pina
KZAZ Nr 33 Altin Doko
KZAZ Nr 35 Gentian Mulaj
KZAZ Nr 37 Aleksandër Gjonmarkaj
KZAZ Nr 39 Marjan Tuci
KZAZ Nr 41 Bruno Mema
KZAZ Nr 43 Gentian Gjonaj
KZAZ Nr 45 Vahid Dragoshi
KZAZ Nr 47 Briken Lalaj
KZAZ Nr 49 Pellumb Kryekurti
KZAZ Nr 51 Donald Xhelili
KZAZ Nr 53 Zamira Bushati
KZAZ Nr 55 Klodian Mamica
KZAZ Nr 57 Erion Erebara
KZAZ Nr 59 Helidon Plaku
KZAZ Nr 61 Ilsida Vidhaj
KZAZ Nr 63 Migena Malaj
KZAZ Nr 65 Denada Dino