Qeveria franceze mbeshtet punesimin e romeve
Do të jetë më e lehtë për anëtarët e komunitetit rom që të gjejnë një vend pune në Francë. Qeveria e presidentit Hollond ka reduktuar kushtet për punësimin e personave që i përkasin komunitetit rom dhe që vijnë nga Rumania dhe Bullgaria. Deklarata ka ardhru në përfundim të një mbkedhjeje urgjente në Matinjon e kërkuar nga kryeministri Zhan Mark Orolt pas polemikave të shpërthyera disa ditë më parë për heqjen e një kampi rom. Orolt është takuar me përfaqësues të shoqatës romët në europë. Përfaqësuesi i kësaj shoqate është shprehur se nuk ekziston asnjë problem nga komuniteti rom, përveç kërkesës për një jetë dinjitoze, në kushte të përshtatshme në territorin francez. 20 mijë romë, nuk është një numër i madh dhe na duhet të gjejmë një zgfjidhje, ka përfunduar ai. Ndër masat e marra që janë në fuqi deri në vitin 2013, është hequr taksa prej 300 eurosh që punëdhënësit duhej të paguanin për të punësuar një anëtar të komunitetit rom. Por këto masa janë kritikuar nga opozita politike në vend. Franca ka një nivel papunësie prej 10 për ëind, dhe ëshët një iluxion shpresa se këta persona shpesh të privuar nga cdo informacian, të puënsohen. Por qeveria socialiste në Francë do të vazhdojë të heqë kampet e klandestinëve për t’i dhënë fund një situate të rrezikshme dhe rrezikut shëndetësor. Komisioni europian ka mirëpritur këtë deklaratë të qevrisë së Hollond duke e ftuar që të heqë çdo pengesë tjetër që mbetet ende në fuqi.