E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto`o largohet, Moratti "blerje sekrete"?

Sulmuesi i Interit, Samuel Eto`o është shumë pranë transferimit te milionerët rusë të Anzhi Makhachkala, pasi agjenti i kamerunasit ka konfirmuar se palët janë pranë arritjes së marrëveshjes.

“Ne pothuajse e kemi arritur marrëveshjen me Anzhin. Tani shpresojmë që klubet të arrijnë marrëveshjen”, theksoi agjenti i Eto`o, Vigorelli.

Dhe, nga ana tjetër u shpreh Massimo Moratti i cili e cilësoi marrëveshjen si të mençur duke thënë: “Oferta nuk është e mirë, por nuk është puna ime ta vlerësoj atë. Në fakt, ajo është inteligjente, interesante dhe e drejtë. Tani varet nga ne që ta vlerësojmë Eto`o”.

Nga ana tjetër, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë se gjatë një bisede me homologun e tij te Interi, Massimo Moratti, ishte ky i fundit ai që i kishte thënë në mënyrë sekrete se ka blerë një lojtar të ri, emrin e të cilit De Laurentiis e di, por të cilin nuk deshi ta zbulonte për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›