E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër 2012, Michael Phelps e mbyll me ar

LONDER - Mbrëmja e rekordeve në garën e notit dhe e fundit për Michael Phelps në këtë olimpiadë, me Amerikën që fiton medaljen e arit në 4 x 100 për meshkuj, me kanibalin nga Baltimora për protagonist që rekuperon në 100 metrat e tretë me stilin flutur duke i dhënë mundësinë Adrian të shkëputet drejt arit dhe medaljes së 22-të në total në karrierë për Phelps, i cili largohet dhe me një tribut nga Londër 2012.

Medaljen e argjendtë e fitoi ndërkohë Japonia ndërsa bronzin Australia. Në stafetën e femrave 4 x 100, amerikanet rrëzojnë rekordin botëror të kinezeve me katër notaret e tyre, Frenklin, Soni, Vollmer dhe Smith, të cilat morën medaljen e arit me kohën e 3 minuta 52 sekonda e 5 të qindtat. Medaljen e argjendit e fitoi Australia ndërsa Japonia u rendit në vendin e tretë.

Në 50 metra stil i lirë, holandezja Kromowidjojo mori arin me rekord olimpik teksa regjistroi kohen e 24 sekonda e 5 të qindtat duke i shtuar një tjetër medalje koleksionit të saj në Londër 2012. Argjendin e fitoi ndërkohë bjellorusja Heresimenja ndërsa bronz për një tjetër holandeze si Veldhuis.

Në 1500 metra stil i lirë për meshkuj, kinezi Sun bëri “përshesh” rekordin botëror duke e zbritur atë me më shumë se 3 sekonda e duke triumfuar bindshëm me 14 minuta 31 sekonda e 2 të qindtat dhe të mendosh për pak sa nuk u skualifikua për start të gabuar, pasi u hodh më herët në pishinë, por organizatorët e rikthyen në garë. Medaljen e argjendit e fitoi ndërkohë Chcocrane i Kanadasë, ndërsa tuniziani Meluli mori medalje bronzi. 

(er.nu/supersport/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›