E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maicon refuzon PSG-në

Mbrojtësi i djathtë i Interit, Maicon e ka hedhur poshtë mundësinë e lëvizjes në Paris Saint-Germain, derisa sytë e tij janë të drejtuar kah Madridi, ku shpreson t’i bashkohet sërish trajnerit Jose Mourinho, njofton Sky Sport Italia.

31 vjeçari pritet të largohet nga Nerazzurri, pas një përvojë të shkëlqyeshme, ku fitoi pothuajse gjithçka, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Reali, Chelsea dhe PSG.

Mediat franceze shkruajnë se gjiganti i këtij shteti ka bërë gati 8-10 milionë euro, ofertë kjo e kënaqshme për presidentin Massimo Moratti, por Maicon, i cili ka kontratë edhe një vit me ekipin nga Giuseppe Meazza, preferon Realin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›