E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA gjykata e larte seance degjimore per reformen e shendetesise

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara ka nisur tre ditë seanca dëgjimore në lidhje me kushtetueshmërinë e reformës së nënshkruar nga presidenti Obama për kujdesin shëndetësor. 26 shtete e kanë sjellë përpara Gjykatës sfidën e republikanëve kundër ligjit që u nënshkrua vitin e kaluar. Paketa e re zgjeron sigurimin shëndetësor për rreth 32 milionë amerikanë. Vendimi pritet në fund të qershorit, pikërisht kur fushata për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, do të jetë në pikun e saj. Çështja në Gjykatën e Lartë sjell në vëmendje një debat të gjerë në lidhje me ligjet amerikane, politikën dhe kujdesin shëndetësor, në një vit elektoral. Nëntë anëtarët e Gjykatës së Lartë, pesë prej të cilëve janë caktuar në detyrë nga presidentë republikanë dhe katër prej demokratëve, kanë caktuar gjashtë orë për debat, koha më e gjatë në dekada. Ndërsa gjykata ka bërë me dije se do të nxjerrë regjistrime të përditshme audio të seancave. Analistët thonë se bëhet fjalë për një nga çështjet më të perfolura në dekadën e fundit . Sondazhet e fundit bëjnë me dije se 47% e votuesve e miratoi ligjin e kujdesit shëndetësor dhe 36% ishin në favor. Ndërsa republikanët ngulin këmbë se iniciativa e Obamës është për të fituar një mandat të dytë në krye të shtëpisë së bardhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›