E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi kunder predikuesve ekstremiste

Presidenti francez Nikola Sarkozi është duke përdorur disa intervista nëpër televizione të ndryshme vendase për të folur ashpër kundër militantëve islamikë. Ai ka premtuar publikisht se do të ndalojë ët hyjnë në vend predikues të militantëve islamikë. Kjo masë është vetëm një nga të shumtat që Sarkozi ka vendosur të marrë pas ngjarjes më të fundit ku nëj I ri I vetëshpallur si anëtar I Al Kaedës, ekzekutoi më shumë se 7 persona në një hark kohor prej një jave. Sarkozi u shpreh qartë duke thënë se nuk do të lejontë predikues militantë të merrnin pjesë në një konferencë islamike që parashikohet të zhvillohet në muajin prill të këtij viti. Për sa I përket zgjedhjeve presidenciale, raundi I parë I tyre është muajin e ardhshëm dhe sarkozi është shumë praën me rivalin e tij socialist Fransua Holand. Në shumë prej intervistave të fundit, të cilat parashikojnë të ndikojnë në sondazhe, Sarkozi ka vënë theksin në një konferencë që do të mbahet nga Organizatat e Bashkimit Islamik në Francë. Ai u shpreh se disa njerëz të ftuar në këtë konferencë nuk jaanë të mirëpritur në territorin francez. Ai gjithashtu ka sulmuar dhe kandidaten e Frontit kombëtar të ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Kjo e fundit është përpjekur të lidhë veprimet e Merah me imigrimin, por Sarkozi tha se nuk kishte asnjë kuptim të lidhje krimet me emigrimin apo me islamin, sepse vrasësi kishte lindur dhe ishte rritur në Francë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›