Londër, Kreshnik Qato fiton

Përfundoi me fitoren e palës shqiptare ndeshja e boksit ndërmjet Kreshnik Qatos dhe boksierit anglez Stefan Hughes në Londër.
Ndeshja ndërmjet boksierit Qato dhe atij anglez ishte një ndeshje parapërgatitore.
Ndeshja e boksit ishte e gjatë gjashtë raunde. Ky është një duel për Qaton në prag të një ndeshje të madhe në muajin maj.
Ndërkaq, pas ndeshjes, Qato falenderoi të gjithë tifozët shqiptarë dhe promotorin e tij z. Ylli Ndroqi.
“U zhvillua një boks i fortë. Jam i kënaqur me këtë fitore. Dueli ndaj Hughes ishte shumë i bukur” tha Qato.