Xherdan Shaqiri shënon për fitore
Futbollisti kosovar i Baselit, Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e vetëm dhe vendimtar në fitoren e ekipit të tij kundër Sionit. Shaqiri i cili aktivizohet edhe për kombëtaren e Zvicrës e shënoi golin në minutën 61.
Shaqiri riktheht me gol pasi ditëve të fundit u kritikua nga trajneri, Torsten Frink. Shaqiri u ndëshkua me karton të kuq dhe u dënua nga kryesia e klubit. Por kosovari duket se është i vlefshëm shumë për ekipin e tij. Baseli ndodhet në vendin e parë me 41 pikë. 37 pikë i ka FC Zurichm në vendin e dytë.