Qato: Kjo ishte një fitore shumë e bukur

Kreshnik Qato, në një lidhje telefonike për “Ora News”, pas fitores së sotme ndaj boksierit anglez Stefan Hughes, ka falenderuar të gjithë tifozët shqiptarë e sigurisht në mënyrë të vecantë, promotorin e tij, z. Ylli Ndroqi.
Boksieri shqiptar, ka mundur të imponohet mirë falë eksperiencës së tij.
“Kam shumë tifozë që më ndjekin me shumë entuziasëm. Kam qënë nervozë dhe kështu duhet të ndjehem gjithmonë. Kam realizuar një kombinacion goditjesh shumë të mira. Ishte një atmosferë e jashtëzakondshme” tha Qato.
Pas titujve të fituar në duele, tashmë Kreshnik Qato korr dhe një fitore tjetër, pas perballjes ne ring.