E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, 19 të vdekur dhe 56 të zhdukur nga përmbytjet

KABUL- Rreth 19 persona kanë humbur jetën dhe 56 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve në veri të Afganistanit, ku si pasojë kanë mbetur të pastrehë mijëra persona, theksoi një zyrtar lokal.

"Më shumë se një mijë familje janë prekur dhe një mijë shtëpi janë shkatërruar'', theksoi Abdul Jabar Haqbeen, guvernator i provincës Sari Pul duke shtuar se 6 000 persona të strehuar në xhami dhe në shkolla janë ristrehuar në vende të tjera.

''Rreth 19 persona kanë humbur jetën, gjashtë janë plagosur dhe 56 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas dy orëve shirash të rrëmbyeshëm që shkaktuan dhe përmbytje të rënda'', sipas Haqbeen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›