E Diel, 1 Nëntor 2026

Londer, gjykata le ne burg Ejup Ganic

Gjykata e Londres vendosi sot zgjatjen e paraburgimit edhe per te pakten dy dite per ish-zevendespresidentin e Bosnjes, Ejup Ganic.

64 vjecari u arrestua me 1 mars ne aeroportin Heathrow ne kuader te nje urdher-arresti te leshuar nga Serbia.

Beogradi e akuzon Ganic se ka urdheruar vrasjen e 40 ushtareve serbe kur po terhiqeshin nga Sarajeva, prandaj kerkon dhe ekstradimin e tij.

Kerkesa e Ganic per azil politik ne Britani do te shqyrtohet diten e enjte, nderkohe qe ne gare per ekstradimin e tij eshte edhe Bosnje e Hercegovina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›