E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga “Justin Godard”, krejtësisht pas dore, e shkatërruar

Ndonëse edhe pak muaj na ndajnë me ditën kur Shqipëria mbush 100 vjet pavarësi, në Vlorë shumë Monumente kulture janë lënë krejtësisht në harresë dhe pa investime.
 

E tillë është rruga “Justin Godard”, për të cilën drejtori i Drejtorise se Monumenteve te qytetit te Vlores ka kërkuar ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e saj.
 

Sipas tij, kjo rrugë është shume prane Sheshit te Flamurit dhe prej vitesh eshte shpallur “Monument kulture”, ndaj ndërhyrjet janë shumë të nevojshme.
 

Ne te dy krahet, pergjate rrugës, ngrihen godina dy dhe trekateshe, te ndertuara ne shekullin XIX dhe fillim te shekullit XX.
 

Ne kete zone ndodhet edhe godina ku patriotja Marigo Posio qendisi flamurin qe u ngrit ne 28 Nentor te vitit 1912 nga Ismail Qemali dhe qe shenoi Shpalljen e Pavaresise Kombetare.
 

Gjithashtu, pjese e kompleksit te godinave qe ndodhen ne kete rruge, ne nje distance disi me te larget, eshte dhe xhamia e Muradies, e ndertuar ne mesin e shekullit XVI.
 

Kjo rruge te con drejt hitorise dhe vlerave te qytetit e me gjere, por inastancat shteterore e sodisnin thjeshte ne heshtje.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›