E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër, lirohet IlirKumbaro, gjykata pranoigarancinë pasurore

LONDëR- është liruar për herë të dytë në Londër ish shikasi Ilir Kumbaro. Burime nga prokuroria shqiptare bëjnë të ditur se Kumbaro është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit në Londër mesditën e sotme, pas pranimit të garancisë pasurore të lënë prej tij prej 10 mijë paund.

Ish-drejtori i Drejtorisë së Parë të Shërbimit Informativ të Tiranës, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në Tiranë.

Në vjeshtën e vitit që shkoi Ilir Kumbaro u arrestua në Londër ku fshihej me identitetin e rremë Shaqa Shatri. Edhe pak ditë më parë në seancën gjyqësorë në shkallën e Parë, i dyshuari ka pretenduar se është Shaqa Shatri nga Kosova dhe jo ish-agjenti i SHIK-ut shqiptar, Ilir Kumbaro.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›