E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, 2 milionë persona të infektuar me gripin A/H1N1

ATHINë- Dy milionë grekë janë infektuar nga gripi A (H1N1). Ndërkohë gjysma e fëmijëve në vend tashmë kanë krijuar imunitet ndaj këtij virusi, njoftoi gazeta greke "Impersija". Sipas hulumtimeve të Universitetit të Athinës, 18,9 për qind e banorëve në Greqi tashmë janë infektuar nga virusi i këtij gripi. Autoritetet shëndetësore konfirmuan dje një rast vdekjeje nga sëmundja, çka e çon numrin e përgjithshëm të viktimave në 93. Ato konsiderojnë se pas uljes së regjistruar të numrit të të infektuarve që nga fundi i nëntorit, gradualisht do të pakësohen edhe rastet serioze të kësaj sëmundjeje. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›