E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër, nuk u japin patentë, merr peng 4 persona

LONDËR- 4 persona janë marrë peng në qendër të Londrës dhe policia e Scotland Yard mësohet se ka rrethuar një ndërtesë, në katin e pestë të së cilës ndodhen pengmarrësi dhe pengjet.

Siç raporton Skynews, një ndërmjetës po negocion për lirimin e tyre. Në ndërtesë ndodhen dhe zyrat e një kompanie autoshkollë për shoferët e mjeteve të tonazhit të rëndë. Pengmarrësi sipas informacioneve të para quhet Michael Green, 50-vjeç dhe ka disa bombula të lidhura pas vetes dhe duket se është i inatosur pasi nuk i është dhënë patenta për drejtimin e kamionit.

Ndaj dhe thotë se nuk ka arsye për të jetuar. Kështu sic edhe konfirmojnë autoritetet londineze nuk bëhet fjalë për një terrorist, por për një person që momentalisht është i paqëndrueshëm. Qindra njerëz bashkë me personelin e ëebsajtit "Huffington Post" që ndodhet në të njëjtin pallat është evakuar menjëherë. Ndërkohë, siç raporton Fox News, snajpera janë vendosur në catitë e ndërtesave aty pranë, ndërsa një hotel aty afër është detyruar të mbyllet.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›