E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka: Topi zbuloi misterin me Ramën, PD nuk i duhet një njeri qesharak si ai

TIRANË- Deputeti i PD, Edi Paloka i cilësoi qesharake deklaratat që kreu i shtetit bëri një ditë më parë në një emision televiziv. Duke i’u përgjigjur deklaratave të presidentit Bamir Topi, i cili theksoi 'se kapitulli më PD është mbyllur nga ata që pritën atë ditë që ta largojnë qoftë me ngritje në detyrë', deputeti Paloka akuzoi presidentin për lidhje të fshehta me kreun e opozitës Edi Rama. 

“Keni pyetur përse Bamir Topi na qënka prishur me Partinë Demokratike dhe Berishën. Pse e hoqët ju na keni pyetur?. Besoj se dje e zbuluam se qënka prishur sepse Partia Demokratike e ka kandiduar president në mënyrë të dhunshme kundër dëshirës së tij. Pra e gjithë partia Demorkatike dhe 84 deputetë i paskan bërë një hile të madhe e paskën detyruar me dhunë të rri për 4 vjet në karrigen e presidentit”,- u shpreh Paloka, në ambientet jashtë selisë së kryesisë së Kuvendit. 

Paloka nënvizoi se tashmë PD-së nuk i duhet një njeri të cilën e etiketoi qesharak, ndërkohë që duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për një koment për partinë e re të  Topit, Paloka tha: E pamë dje kush do ishte kryetari. Nuk i duhet PD-së një njeri qesharak që pamë dje”.

“Ky zotëri paska pasur frikë të kundërshtojë kandidimin, në 4 vjet. Ky zoteri nuk e gjeti guximin të tregojë të vrrtetën e kandidimit të dhunshëm. Ky paska qenë misteri me Ramën. Zoti Topin, PD-ja e mori e bëri ministër, nënkryetar partie, nëkryetar të grupit parlamentar dhe president, se një ditë do ta hiqte qafe?! Këto deklarata janë qesharake dhe ju s’keni nevojë të pyesni më”,- vijoi më tej  Paloka. 

I ftuar mbrëmë në një emision televiziv, Bamir Topi përjashtoi çdo mundësi për rikthim në PD, ndërsa paralajmëroi se pas 4 muajsh do të jetë aktiv në politikën shqiptare. Z.Topi hodhi akuza ndaj disa individëve të hyrë rishtazi në PD, që nuk i lidh asgjë me këtë parti, për agresivitet të sulmeve ndaj tij. Kreu i shtetit, Bamir Topi iu kundërpërgjigj mbrëmë, kritikave të kandidatit për President Fatos Nano, për mungesë të ushtrimit të detyrave në ngjarjen e 21 janarit, duke thënë se me këtë mënyrë ai kërkon të fitojë mbështetjen e Berishës.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Paloka: Topi zbuloi misterin me Ramën, PD nuk i duhet një njeri qesharak si ai

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›