Ndahet nga jeta Ardian Klosi, Topalli: Humbje e madhe për botën akedemike
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i shprehu sot ngushëllimet më të thella familjes së publicistit të mirënjohur Ardian Klosi, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme.
“Njoftimi i hidhur për ndarjen nga jeta e Ardian Klosit, është një lajm tejet i trishtë për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Familja humbi njeriun e dashur dhe bota akademike dhe e letrave shqipe ka humbur një nga publicistët më të njohur të saj. Të gjithë do ta kujtojnë atë si një përkthyes dhe shqipërues i talentuar. Do ta kujtojnë, si autorin që bëri të flasin shqip në mënyrën më të bukur Heinrich Mann, Franz Kafka, Bertol Brecht si dhe shumë autorë të tjerë të huaj”,- thuhet ndër të tjera në mesazhin ngushëllues të kryeparlamentares Topalli.
(el.me/BalkanWeb)