Guardiola i jep fund me Barçën, largohet në verë
Pep Guardiola s’do të jetë më tekniku i Barcelonës në fund të ketij sezoni, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me klubin katalanas.
Sipas tij arsyeja e marrjes së këtij vendimi është sepse ka nevojë për të pushuar pasi katër vite kanë qenë të mjaftueshme për të sintrajner i kampionëve në fuqi të botës.
‘Në fillim të dhejtorit e njoftova krytarin që unë isha në fund të epokës sime në Barcelonë. Koha ka lënë gjurmët e saj, rritem çdo ditë dhe do të iki duke menduar se e kam bërë detyrën time. Mund ta rimarrësh veten duke pushuar dhe duke u larguar nga çdo gjë. Do të kishte qënë një ide e keqe për të vazhduar. Kjo është koha ime për të shkuar. Unë dua të falenderoj lojtarët e mi të cilët janë koshientë për gjithçka ka ndodhur këtu,- ka thënë Guardiola në një konference shtypi e duartrokitur nga lojarët dhe të praniishit.
41-vjeçari i cili u emërua në vitin 2008 ka udhëhequr klubin e Barcelonës në fitimin e 13 trofeve dhe do të pasohet nga asistenti aktual Tito Vilanova.
Ky i fundit nuk ka qenë favorit për të zëvendësuar Guardiolën, por ka këmbë ngulur ky i fundit që pasardhësi të ishte asistenti i tij.
‘ Barça është duke bërë një zgjedhje të madhe. Ai është shumë i aftë dhe lojtarët e dinë këtë, edhe pse sdo të jem fizikisht këtu nëse Tito do të ketë nevojë për mua unë do të jem’- vijoi ai.
Guardiola ëhstë trajneri më i suskesshëm në histrinë e Barcelonës me tre tituj në kampionat, dy në Champions Legaue dhe një në Kupën e Mbretit.