E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Në mes të majit, fituesi i projektit për bulevardin

TIRANË- Fituesi i projektit për bulevardin e Tiranës, do të shpallet në mesin e muajit të ardhshëm, sipas kryebashkiakut Lulzim Basha.
Ai priti në një takim ambasadorin e ri të Britani së Madhe në Tiranë, Nicholas Cannon, të cilit i prezantoi projektet për zhvillimin e Tiranës, ku zhvillimi ekonomik, punësimi dhe përmirësimi i cilësisë së jetës, janë fokusi kryesor.

Basha tha se biznesi britanik është i mirëpritur të bëhet pjesë e projekteve të zhvillimit të Tiranës, ndërsa garantoi se bërja e Tiranës një qytet atraktiv për investitorët, është prioriteti i tij.

“Permirësimi i cilësisë së jetës përmes shtimit të hapësirave të gjelbërta, është një tjetër objektiv i Bashkisë së Tiranës”, tha Kryetari i Bashkisë, duke bëri të ditur synimin për të dyfishuar në katër vite hapësirat e gjelbërta në kryeqytet. Brenda këtij viti pritet të mbillen të paktën 10 mijë pemë të reja si dhe të ndërtohen disa lulishte në lagjet e Tiranës disa prej të cilave kanë nisur tashmë.

Ambasadori Britanik z. Nicholas Cannon shprehu mbështetjen e tij për Bashkinë e Tiranës duke vlerësuar prioritet e zotit Basha. Ai u shpreh tepër entuziast nga qyteti i Tiranës, një qytet të gjallë, siç e cilësoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›