Londër, siguria për princin Çarls

Autoritet ne Britaninë e Madhe po shqyrtojnë mundësi për te rritur sigurinë ndaj pjesëtareve te familjes mbretërore, pasi princi Çarls dhe gruaja e tij Kamilla u bene mbrëmjen e se enjtes objekt i sulmit te studenteve protestues, gjate një manifestimi te dhunshëm para parlamentit kundër rritjes se tarifave te shkollimit. Megjithe tensionet ne Londër, dhoma e komunave arriti te miratoje rritjen e tarifës, duke e trefishuar atë, nga 3 mije, ne 9 mije sterlina. Londra u kthye ne një fushëbeteje kur mijëra te rinj zbriten ne shesh për te kundërshtuar reformën. Objekt sulmi u be edhe makina mbretërore, e cila u sulmua me mjete te ndryshme. Policia arriti te ndërhyjë, por përsëri ngjarja skandalizoi dhe shokoi pa mase edhe çiftin mbretëror. Sipas raportimeve te forcave te rendit, 4 agjente dhe 13 demonstrues mbeten te plagosur ne përplasjet e dhunshme, ndërsa dhjetëra studente u arrestuan.
Shpërndaje