"Wikileaks": SHBA frike për Kosovën

Diplomatët amerikanë druhen se rritja e influencës së Serbisë në veri të Kosovës mund të çojë në ndarjen e kësaj pjese nga shteti i ri. Kështu thuhet në një dokument të diplomacisë amerikane, të publikuar në faqen e internetit "Wikileaks". Sipas dokumentit, që është publikuar në edicionin on line të së përditshmes "The Guardian", SHBA druhen se Evropa mund t'i nënshtrohet presionit serb për ndarjen e Kosovës, lëvizje që sipas tyre mund të çojë në shpërthimin e dhunës ndëretnike. Në dokument thuhet më tej se, Beogradi zyrtar i ka thënë Uashingtonit dhe BE-së se qeveria e Kosovës nuk do ta marrë kurrë kontrollin e plotë të territorit të kontestuar dhe në mënyrë indirekte ka bërë presion për ndarje.
Shpërndaje