E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Wikileaks": Skandalet e klereve

Pas publikimit te një sere dokumentesh për korrupsionin ne Rusi, luftës ne Afganistan e Irak e deri te nofkat ndal liderëve te shteteve, Wikileaks nxjerr ne drite një sere dokumentesh ku këtë radhe ne fokus është selia e shenjte. Përkundër qëndrimeve publike te Vatikanit, gazeta The Guardian ka publikuar dokumente te Wikileaks ku Vatikani ka ndaluar përfaqësuesit e tij qe te dëshmonin para komisionit te ngritur ne Irlandë për akuzat e abuzimeve seksuale. Këto dokumente dëshmojnë se ka qene vete selia e shenjte qe ka penguar zbardhjen e disa skandaleve seksuale te disa klereve katolik. Nder te tjera gazeta prestigjioze shkruan edhe për skepticizmin e Vatikanit për anëtarësimin e Turqisë, një vend me shumice myslimane, ne Bashkimin Evropian. Ndërkohë nga ana e tij zëdhënësi i selisë se shenjte, At Federiko Lombardi tha për media italiane se këto dokumente janë thjesht perceptime dhe opinione dhe jo qëndrime zyrtare te Vatikanit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›