Ju lutem vizitoni Mostarin
Ska shume dite qe jam kthyer nga pushimet dhe me veshtiresi po ambientohem me punen edhe pse duhet te them qe kam shume gjera per te bere. Megjithate nje gje desha ta ndaj disa impresione te shkurtra rreth turizmit pastertise urbanistikes etj. Kjo perkon edhe me fundin e sezonit turistik ne vend dhe eshte bere e zakonshme qe ne media te ndryshme te behet komenti si kaloi vera ne Shqiperi. Keshtu qe mendoj se duhen bere dhe krahasime dhe me mire se me fqinjet nuk ka.
Para se te vendosja se ku do i beja pushimet kete vere isha per dy dite me radhe ne plazhin e Velipojes kjo qelloi me fillimin e korrikut qe mbarte ne vetvete edhe lajmin se qeveria kroate kishte hequr vizat per periudhen e veres per qytetaret shqiptare. Me gjithe deshiren e mire qe parate e mia ti shpenzoja ne vendin tim pushimi i asaj fundjave ne Velipoje ma ndryshoi perfundimisht kete ide. Atje gjeta plehra dhe kafshe qe hanin mbi to ne mes te reres corganizim te organizuar jo profesionalizem turistik dhe sigurisht cmime te shtrenjta per nivelin e sherbimit qe te ofrohet.
Kjo me beri qe perfundimisht te drejtohem per ne Kroaci ku padyshim pastertia profesionalizmi dhe urbanistika jane te cilesise se larte. Por une nuk desha te ndalem dhe te flas gjate per kete ne keto pak rreshta ajo cfare une desha te flas eshte nje vizite e shkurter qe pata fatin te beja ne qytetin boshnjak te Mostarit.
Qelloi qe pika qe une kisha zgjedhur per te bere pushimet te ishte jo me shume se nje ore larg nga Mostari keshtu qe mendova qe nje prej diteve te qendrimit ne bregdetin dalmat tia kushtoja turizmit kulturor. Kisha degjuar shume para dhe pas luftes ne fillim te viteve lsquo90 per qytetin e Mostarit por fati e deshi qe une ta vizitoj ate vetem tani. Sigurisht qe ajo pjese per te cilen isha i interesuar ishte te shihja nga afer qytetin e vjeter dhe sigurisht uren e famshme te tij qe njihet ndryshe dhe si nje nga kryeveprat e arkitektures otomane. Para se te arrija ne kete pjese kalova ne ate qe njihet ndryshe qyteti i komunizmit me ndertesa te kohes se ish-Jugosllavise por qe mbaheshin mire paster dhe pa shtesa ne kate te ndryshme te ketyre banesave. A thua se keta njerez nuk kane nevoje per zgjerim te hapesirave te tyre te banimit
Te hyrja e ures se famshme te Mostarit ndashqe qellon dhe me fillimin e qytetit te vjeter- ishte dhe muzeu i luftes sigurisht jo i Luftes se Dyte Boterore por asaj qe ndodhi ne Bosnje nga viti 1992-1995. Kjo ishte dhe nje nga momentet qe doja te shihja ne qytet dhe pa ngurruar hyra ne muze e para gje qe te bente pershtypje ishte nje fotografi e madhe bardhezi ku jepej qyteti i vjeter ne fund te vitit lsquo95 krejtesisht i shkaterruar dhe i rrafshuar. Te njejtin fat kishte dhe ura qe eshte nje nga mrekullite e arkitektures se shekullit te 15-te dhe qe per vlerat e saj eshte pjese e monumenteve te mbrojtura nga UNESCO. Per ata qe nuk e dine ne kete pjese te Bosnjes lufta ka qene mes boshnjakeve dhe kroateve te cilet per tu hakmarre bombarduan pjesen e vjeter te qytetit. Fillimi i rikonstruksionit te pjeses se vjeter te qytetit ku perfshihet dhe ura ka filluar ne vitin lsquo99 dhe akoma nuk ka perfunduar pasi ne shume ndertesa shiheshin qarte shenjat e luftes.
Ajo cfare me nxiti edhe te hedh keto pak rreshta eshte menyra se si ai qytet kishte rifilluar jeten dhe po rikonstruktohej pastertia dhe qetesia qe mbizoteronte sa po te harrosh per pak caste historine mund te mendosh se nuk ka pasur lufte ndonjehere ne kete pjese te botes. Qyteti ishte pjese e shume guidave turistike dhe vershimi i turisteve ishte i madh megjithate e theksoj se pastertia ishte shume e larte dhe ruajtja e objekteve qe perbejne dhe pjesen e vjeter te tij ishte per tu marre shembull.
Ne fakt gjate diteve te pushimeve te mia Mostari nuk ishte i vetmi qytet qe vizitova por e mora ate si shembull pasi po te besh krahasime me Dubrovnikun Splitin apo Makarsken te gjithe do te thoshin epo e dime Kroacia eshte para nesh dhe keto qytete nuk kane pasur ndonje problem shume te madh gjate luftes ne ish-Jugosllavi. Shembulli i Mostarit nga nje qytet i shkaterruar ne nje qytet qe po rikthehet ne jeten normale po ku pastertia dhe rregulli urban mbizoteron eshte per tu marre ne konsiderate nga personat qe kane marre persiper te menaxhojne qytetet dhe fshatrat tona. Prandaj shpresoj qe ndonjeri nga keta persona ta lexoje kete shkrim dhe te niset ne drejtim te Mostarit. Ne Bosnje nuk na kerkohen viza keshtu qe nuk ka ndonje justifikim per te mos shkuar deri atje e po te jene edhe me te devotshem per njesine lokale qe menaxhojne te dergojne edhe stafin. Ju siguroj se do te kene se cfare te mesojne.