E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot nisja e sondës për në Mars

Ndërrmarja e re e NASA është udhëtimi në Mars, lëshimi është gati, sot më 26 Nëntor në orën 16:02 është parashikuar “Go” që do të cojë në yje Mars Science Laboratory. Bashkë me misionin, i cili ka kushtuar 2.5 miliardë dollarë, do të nisen edhe laboratori më i madh e dërguar në ndonjëherë në gjueti të gjurmëve të jetës dhe chip-et që përmbajnë Kodin e Fluturimit dhe Autoportretin e Leonardo da Vinci-t.

Lëshuesi Atlas V me të cilin do të niset misioni është gati në Cape Canaveral dhe për momentin parashikimet meterologjike janë të mira, me 70% probabilitet që raketa të lëshohet pa problem.

Pritja është e madhe sepse Curiosity është laboratori më i madh “Inteligjent” i dërguar ndonjëherë në Mars, dhe është i pajisur që të analizojë truallin marsian në mënyrë më të sofistikuar se ckanë bërë Rover dhe Nasa Spirit dhe Opportunity më përpara. Laboratori peshon rreth një ton dhe do të lëvizë me anë të gjashtë rrotave në gjendje të përballojnë terren të vështirë dhe jo të rregullt. Do të shkojë në gjueti të shenjave të jetës falë krahut të tij robotik, videokamerave dhe një set sensorësh të projektuar për të kërkuar gjurmë të një evolucioni organik të kaluar apo të tashëm në planet.

Mbërritja e sondës në Mars është parashikuar në Gusht të 2012 dhe Curiosity do të zbresë mbi sipërfaqen e planetit në korrespondencë të kraterit Gale, një nga zonat më të pasura më sedimente.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›