E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londra rrethon Assange: Të arrestohet me çdo kusht

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, duket se nuk do t`i shpëtojë në asnjë mënyrë arrestimit në Britaninë e Madhe.
Një fotograf në Londër, ka kapur rastëisht në fokusin e tij, planin e policisë londineze për të arrestuar themeluesin e Wikileaksit, Julian Assange.
 

Në planin që është shkruar me shkrim thuhet: “Assange të arrestohet në të gjitha rrethanat”. Fotografia ku shihet edhe plani i policisë për kapjen e Assanges, është bërë përpara Ambasadës së Ekuadorit në Londër.
 

Ndërkaq policë të shumtë po qëndrojnë vazhdimisht përpara kësaj ambasade, pasiqë Ekuadori ka thënë se do t`ia sigurojë Assanges azilin.
 

“Nuk duhet të ketë shpëtim për Assange në asnjë mënyrë, pa marrë parasyshë se si ai do të hyjë në Ambasadë”, shkruhet në letrën e publikuar nga mediat.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›