E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumente te reja per vrasesin Merah

Mohamed Merah ndoshta nuk ka vepruar i vetëm. Vrasësi serial i Tuluzës, i cili në muajin mars vrau tre ushtarakë dhe katër qytetarë të komunitetit hebre para se të vritej nga forcat franceze të sigurisë, kishte kryer plot 1.800 telefonata kundrejt 200 personave të ndryshëm në 20 vende të botës në fund të vitit 2010 dhe në fillim të vitit 2011. detajet më të fundit ët hetimeve janë publikuar nga e përditshmja farnceze Lë Mond, e cila mbështetet në dokumente të deklasifikuara të shërbimeve sekrete, dokumente që do e bënin shumë të dyshimtë versionin zyrtar të një vrasësi të vetmuar. Sipas dokumenteve, Merah kishte kryer një udhëtim në Egjipt, ku ka frekuentuar një kurs të bindjes salafite. Hetuesit e kishin nën vëzhgim që nga viti 2009, dhe më parë kishin ndjekur lëvizjet e motrës dhe vëllait të tij që tashmë ndodhen të dy në burg. Por vëzhgimi u bë më i rreptë në mars të vitit 2011, në kthimin nga nëj udhëtim në Afganistan. Në mënyrë të veçantë në vëmendjen e hetuesve ishte dhe ndërrimi i kartave të telefonit që shpesh regjistroheshin në emër të nënës së tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›