Iran shtrohet ne spital lideri i opozites

Nën masa shumë të rrepta sigurie, lideri i opozitës iraniane, Musavi është shtruar në spital në Teheran për shkak të problemeve kardiake. Lajmi është konfirmuar nga burime të afërat me ish kandidatin për zgjedhjet presidenciale që në vitin 2009 ka sfiduar Mahmud Ahmadinexhad së bashku me reformatorin tjetër Mehdi Karubi dhe që ndodhet që nga shkurti I vitit të kaluar në arrest shtëpie. Zëdhënësi i Musavit ka deklaruar se Forcat e sigurisë në Iran kanë bërë të ditur se Musavi është transferuar në spital për shkak të nëj bllokimi të arterieve të zemrës. Por cuditërisht para transferimit në spital, forcat e sigurisë kanë instaluar kamera sigurie në dhomën e tij dhe kjo është shkelje e të drejtave të pacientit. Forcat e sigurisë gjithashtu nuk i lejojnë mjekët e pavarur që të vizitojnë pacientin. Musavi, 70 vjec, I është nënshtruar nëj ekzaminimi që ka zgajtur disa orë, por megjithatë nuk ka informacione të qarta për gjendjen e tij. Vitin e kaluar së bashku me Karubin, kishte sjellë në shesh mbështetësit për të nisur protestat më të fuqishme që nga revolucioni i vitit 1979. Në fund të muajit gusht në Teheran do të organizohet samiti I vendeve jo të rreshtuar. Në këtë samit do të jetë i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm I Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, të cilit i është kërkuar nga mbështetësit që të takohet me Musavin.