E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon masakra ne Siri

Sipas raportit më të fundit të Amnisti International janë civilët, në Siri ata që po paguajnë cmimin më të lartë të konfliktit. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë kaluar dhjetëra ditë në Alepo, dhe kanë fajësuar ushtrinë e regjimit sirian duke e akuzuar se po bombardojnë ën mënyrë të indiskriminuar, me armë që bëjnë të pamundur dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve. Por edhe rebelët janë në akuzë në mënyrë të vecantë për ekzekutimet në masë dhe për abuzimet ndaj të burgosurve. Paralajmërimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër përdorimit të armëve kimike I është bashkangjitur dhe Britania e madhe, por zëvendës ministtri i jashtëm rus ëshët shprehur besimplotë ndaj premtimeve të damaskut. “Qeveria siriane – është shprehur ai – na ka garantuar se nuk do të përdorë armë kimike, dhe se do të bëjë të pamundurën që ato armë të qëndrojnë në një vend të sigurtë. Përvec se në Alepo, artiljeria është rikthyer në veprim pranë Damaskut, në mënyrë të vecantë në fshatin Daraia, ku numri i të vrarëve ka arritur në 25. opozita siriane ka denoncuar edhe një masakër që pretendohet të ketë ndodhur në fillim të javës në periferi të kryeqytetit të vendit, ku janë vrarë 86 persona, shumëica prej të cilëve me gjakftohtësi. Ndërkohë që rezulton I zhdukur prej ditësh reporteri amerikan i Uashington Post që raportonte nga Damasku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›