Lorenc Craig: “Gjuha e dashurisë e bën artin universal”
Intervistë/ Flet regjisori amerikan i operas “Porgy & Bess”
Petrika GROSI
Gazeta prestigjoze “Nju Jork Tajms” e ka vlerësuar baritonin Lorenc Craig për dinamizmin e tij artistik. Madje, Craig, gëzon tashmë një reputacion të mirë në Amerikë e në Europë si një bariton i talentuar. Ai ka tërhequr vëmendjen në opera, koncerte e recitale, në të cilat ka marrë pjesë. I diplomuar nga programi artistëve të rinj në Operan e Madhe të Floridës, Craig u shfaq me një numër të madh rolesh, veçanërisht atë të Fordit te “Falstaff”. Baritoni ka performuar në pjesë të ndryshme; “Cosi fan tutte”, “Madam Butterfly”, “Carmen” etj. Së fundi, Lorenc Craig është interpret dhe bashkëregjisor në operan e re “Porgy & Bess”, e cila po shfaqet këto ditë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në kryeqytet. Për më tepër detaje mbi punën e artistit me këtë opera, përshtypjet e tij, përballjen me skenën dhe publikun shqiptar, Lorenc Craig flet ekskluzivisht për gazetën “Albania” në intervistën që vijon.
Si ndiheni tashmë pas, vënies së operas tuaj në skenën shqiptare?
Jam shumë i nderuar që pata mundësinë ta sjell këtë shkëmbim kulturash me anë së të cilës, natyra universale e “Porgy and Bess” u shfaq para publikut shqiptar.
Keni një përvojë të madhe me "Porgy & Bess". Ç'mund të thoni mbi lindjen dhe zhvillimin e raportit tuaj me këtë pjesë?
Relatat, muzikalet, janë gjithmonë të njohura për këtë sepse ne jetojmë dhe flasim në të njëjtën gjuhë; gjuha e dashurisë së Zotit, Muzika. Lidhjet e mia janë të afërta me këtë opera; Trungu i tyre mund të konsiderohen vitet që jetova e studiova me pedagogun tim të fundit, me bas-baritonin e njohur ndërkombëtar Uilliam Uarfield, i cili ishte i zgjedhuri nga Gershuin, për të madhen “Porgy and Bess”. Atij i ishte ngarkuar misioni që ta ringjallte Porgyn dhe te gjente një Bess. Kështu zgjodhi sopranon e madhe amerikane, Leontyne Price, e cila u dashurua me të gjatë operas dhe më vonë u bë gruaja e tij. Ai nuk ishte vetëm profesori im vokal, por edhe udhëheqësi shpirtëror. Kur studioja “Porgy and Bess” ndihesha i privilegjuar që kisha një pedagog të tillë, jo vetëm një nga dirigjentët e mëdhenj, por edhe një ndër kolegët dhe regjisorët e Gershuinit.
Do të ndryshonit gjë në të ardhmen, ndonjë risi apo përmirësim, sa i takon regjisë dhe gjetjeve të ndryshme skenike?
Gjithmonë, secili nga ne ka kohë që t’i japë dritë inspiratave dhe nga këto inspirata lindin të tjera inspirata. Në një përgjigje direkte të pyetjes suaj, shikoj më tej mundësitë e së ardhmes, duke përdorur trurin tim pjellor për të dhënë inspirata të reja dhe për t’i përdorur ato.
Mendoni se u kuptua drejt opera nga publiku ne Tirane?
Temat e operas janë universale ndaj i kërkova artistëve të gjejnë diçka paralelnga kultura dhe shoqëria e tyre. Ata e përmbushën me sukses këtë gjë.
Çfarë e bën kaq të veçantë këtë pjesë?
Pjesa është e veçantë sepse vë në plan të parë një bashkësi dhe një kulturë të veçantë dhe të spikatur, amerikane. Eshtë një standard tjetër jetese, me tradita dhe sjellje të ndryshme nga ato europiane. Të përbashkët ka njerëzoren, ndjenjën e dashurisë.
Cilat janë sukseset më të mëdha, që keni korrur deri më sot?
Kurdo qoftë, kam rastin të ndaj dhe të përcjell nga altari i muzikës mesazhe të fuqishme, vetë veprat janë primare për mesazhet që përçojnë. Kështu, jo vetëm jeta ime pasurohet, por ndodh e njëjta gjë me të gjithë ata që janë pjesëmarrës. Çdo rast apo mundësi që ndan muzikalisht emocione, është sukses i madh dhe unë e bëj këtë në lavdi të Zotit.
Përshtypjet tuaja nga TKOB dhe nga kryeqyteti shqiptar?
Ka një ngrohtësi të madhe nga artistët shqiptarë, që transmetohet në një term të ngrohtë dhe të dashur human, si në teatër ashtu dhe në popullatën e përgjithshme. Ky transmetim është i thjeshtë dhe i sinqertë. Gjithmonë, në thelb ka qenë mirëkuptimi dhe profesionalizmi. Bashkëpunimet janë të rëndësishme pikërisht për këtë.
Së fundi, a mendoni një rikthim në të ardhmen, në skenën tonë?
Natyrisht. Kam pasur bashkëbisedime direkte për sa i përket një rikthimi në Tiranë, në Teatrin e Operas; me ambasadorin amerikan Uidhers si dhe me drejtorin e TKOB-it, Zhani Cikon, i cili me këtë vepër i dha dimension të ri teatrit dhe artistëve këtu.
100 botues në Panairin XII të Librit në Tiranë
Panairi I 12-të I librit, “Tirana 2009” do të mbahet më 12-16 nëntor në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë mëse 100 subjekte botuese nga të gjitha hapasirat shqiptare. Gjatë një konference për shtyp, kryetari i shoqatës së botuesve shqitarë, Petrit Ymeri, bëri me dije se këtë vit është premtuar mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës. Një vëmendje e veçantë këtë vit pritet t’i kushtohet sallave të promovimeve përgjatë ditëve të panairit, aktivitete që do të mbahen orë pas ore në çdonjërën prej ditëve të tij. Duke e konsideruar si ngjarjen më të rëndësishme kulturore të përvitshme, organizatorët kanë menduar edhe për një shkrimtar, i cili do të jetë i ftuari i nderit i këtij manifestimi të librit shqip. Dhe, këtë vit, në panair do të jetë i pranishëm një nga shkrimtarët më të njohur italianë, Frederiko Moça, i cili paraprakisht ka konfirmuar praninë e tij. Shkrimtari në fjalë është sjellë edhe në shqip nga botimet “Dituria”. I pyetur mbi titujt e rinj në këtë panair, kryetari i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri pohon se doemos që numri i titujve të rinj përgjatë një viti është tkurrur, për pasojë edhe titujt e rinj në stenda do të jenë më pak se vitet e shkuara. Mesa duket, as libri shqip nuk i ka shpëtuar dot krizës ekonomike dhe numri i lexuesve ka rënë ndjeshëm. Sa u takon promovimeve, ende nuk ka një kalendar që të përcaktojë saktë detajet, ndërkohë që bëhet e ditur se çdo botues do të promovojë veprat dhe autorët më të rëndësishëm të stendës së tij.
22 Tetor 2009