E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berni Ekleston: Mjaft hodhët baltë!

Berni Ekleston nuk shfaqet i shqetësuar nga "lufta" ndërmjet FIA-s dhe FOTA-s, e cila duket se ka mbërritur në pikën kritike. Bosi i cirkuiteve deklaroi: "Dëshiroj t‘u kërkoj të gjithëve që të jenë të qetë dhe të mos hedhin baltë publikisht ose pas shpinës. Them vetëm se kjo situatë duhet të zbutet disi". Më tej Ekleston shprehet i bindur se të gjitha skuadrat do të paraqiten në pistë në Botërorin 2010 të Formula 1. Ndërkohë, presidenti i Ferrarit, Luka Montezemolo, ka folur nga Lë Man, duke konfirmuar se shanset që "kokëkuqja" të garojë janë minimale. "Dikush kërkon që F.1 të shndërrohet në F.3. FOTA është e bashkuar dhe kërkon të zbatohen rregullat", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›